Nxenësit që do të ndjekin arsimin profesional, 50% të praktikës mësimore do ta zhvillojnë pranë bizneseve. Kështu u shpreh ministri Blendi Klosi në Konventën Kombëtare të Arsimit profesional. Ai theksoi se më shumë se 70% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional, punësohen.
Ndërsa zëvendës kryeministri Niko Peleshi tha se, shkollat profesionale do pajisen me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Nga ana e saj, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u shpreh se të rinjtë nuk duhet të fokusohen vetëm te Universiteti, por edhe te Arsimi Profesional.
Në këtë konventë merrnin pjesë mësuesit e Arsimit Profesional si dhe përfaqsues të Bashkimit Europian, të cilat kanë dhënë fonde për zhvillimin e infrastrukturës.