Helidon Gjergji ka çuar fasadat e Tiranës në Muzeun e Artit ?Pino Pascali? në Itali. Ekspozita është çelur më 2 korrik, duke e kthyer prapa artistin në vitin 2000. Ajo ishte periudha e ndryshimeve, jo vetëm për faktin që kryeqyteti rifitoi ngjyrat e humbura, por sidomos për impaktin që pati në psikologjinë e individëve, pas brumosjes me artin e realizmit socialist.