Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar listën e 177 familjeve që do të marrin banesë sociale në Shkozë. Bashkë me to është është miratuar edhe lista me 46 familje që do t?ju subvencionohet qiraja nga Bashkia e Tiranës. Miratimi i këtyre vendimeve është shoqëruar me debate. Këshilltarët e djathtë u shprehën se ishin përjashtuar padrejtësisht një pjesë e familjeve. Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se me programet e strehimit, Bashkia u qëndron pranë njerëzve në nevojë.
"Do të mbyllim shpërndarjen e banesave sociale. 177 banesa sociale në zonën e Shkozës ku përfituan personat me aftësi të kufizuara", u shpreh Veliaj duke theksuar se Bashkia aplikoi për fond shtesë për bonueset e qirasë.
Reagimeve të përfaqësuesve të opozitës, Veliaj iu përgjigj në listat e banesave sociale nuk ka vrasës të 21 janarit. "Vrasës të 21 janarit nuk ka në listat e banesave sociale. Iku koha kur me banesa sociale shpërbleheshin deputëtë dhe vrasës", tha Veliaj. Janë 177 familje që përfitojnë banesa sociale dhe 77 të tjera bonus qiraje.
Gjithashtu Këshilli Bashkiak ka miratuar edhe vendimin për parkimin nëntokësor tek Sheshi Skënderbej. Ky shesh do të kthehet në një pedonale, por do të ketë edhe një parkim nëntokësor dy katësh, që do administrohet nga bashkia dhe do të ketë 300 vende parkimi.
Këshilli Bashkiak votoi edhe buxhetin afatmesëm 2016-2018.
Në Këshill janë miratuar edhe një sërë vendimesh të tjera, ku nuk munguan debatet e ashpra mes këshilltarëve.