Report TV - Operatorët turistikë sulmojnë TIA: Mban çmimet më të larta në Evropë

Report TV 2016-09-19

Views 0

Tarifat shumë të larta aeroportuale të aplikuara nga kompania koncesionare TIA po bëjnë që shqiptarët të përballen me çmimet më të larta të fluturimeve në Evropë. Operatorët turistikë konfirmojnë për Report Tv, se biletat për destinacionet drejt Italisë, si Romë, Milano apo Bolonja, kushtojnë edhe më shumë se 500 euro vetëm vajtje.

Shkak për të cilin shumë shqiptarë, zgjedhin të nisen nga aeroportet fqinje, por edhe të bëjnë disa transite, gjë që përsëri i garanton çmime më të ulëta udhëtimi se nga ato të Aeroportit Nënë Tereza.

Duket se është një trajtim që u rezervohet vetëm udhëtarëve shqiptarë, megjithëse me 1 një të 4-ën e popullsisë jashtë kufijve, Shqipëria ofron tregun më të madh të fluturimeve në rajon.

Ndërkohë që si për ironi të çdo shqiptari, të udhëtosh nga Roma drejt Parisit apo Berlinit, bileta kushton diçka më shumë se 100 euro.

Në të njëjtën kohë në Bari, bileta e udhëtimit drejt Dyseldorfit kushton vetëm 36 euro.

Share This Video


Download

  
Report form