Ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë hyrë dhe kanë dalë sa në zyrën e Ilir Metës, në zyrën e Fatmir Xhafajt, në përpjekje për të koordinuar një zgjidhje të përshtatshme për kohën e miratimit të ligjit të ?vetting?-ut. Kreu i Kuvendit, bashkë me ambasadorët janë në kontakt me përfaqësuesit e partive, por deri tani nuk kanë marrë ndonjë vendim.