Trump: Zgjedhjet në SHBA do manipulohen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati republikan për president Donald Trump ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA do të manipulohen. Këto komente Trump i ka bërë gjatë një tubimi elektoral në shtetin e Ohajos. Por pavarësisht deklaratës, miliarderi nuk dha asnjë provë për këtë qëndrim.?Duhet të jem i sinqertë me ju, kam frikë se zgjedhjet do të manipulohen. Shpresoj që republikanët ta vëzhgojnë nga afër këtë proces zgjedhor, pasi ata synojnë të na i rrëmbejnë?.Ndërsa në një qëndrim të mëparshëm gjatë një tjetër aktiviteti zgjedhor në shtetin e Pensilvanisë, republikani Trump e quajti zonjën Klinton djallëzore. Ai tha se edhe kandidati Sanders u tërhoq, duke bërë pakt me djallin. Nga ana tjetër në një reagim të tij senatori Xhon Mekein një nga rivalët e presidentit Obama për zgjedhjet presidenciale deklaroi se qëndrimet e Trump për ushtarët e rënë në luftë dhe familjarët e tyre, nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Partisë Republikane. Ato janë vetëm opinione të tij.

Share This Video


Download

  
Report form