Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Durrës aty ku një 15-vjeçar teksa ka shkuar për të parë nga afër ashensorin ka rënë në gropën e tij duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
I plagosur po ashtu ka mbetur edhe një tjetër person, i cili kishte shkuar për ta ndihmuar minorenin.
Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës, tek firma e këpucëve ku duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m K.L. 15 vjeç, ndërkohë, B. D. 44-vjeç, punonjës pranë kësaj firme, i cili ka shkuar për të ndihmuar K.L. në tentative për t?i shpëtuar jetën, janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit.