Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka përfunduar me sukses operacioni prej disa orësh i dhjetra efektivësh policie për arrestimin e David Qosjes, i cili vrau efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Ardian Kodra.
Arrestimi i tij u bë nga forcat RENEA, të cilat ndërhynë në banesën ku ishte izoluar i armatosur pas dështimit të negociatave për tu dorëzuar.
Operacionin në Torovicë e ndoqi nga afër dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe drejtues të tjerë të lartë të policisë.
Lezhë- Një efektiv i FNSH-së është qëlluar për vdekje në Torovicë të Lezhës nga një person që kurohej nga probleme të shëndetit mendor, për të cilin më herët kishin marrë njoftim nga banorët e zonës se po qëllonte në ajër me automatik kallashnikov.
Ngjarja u shënua rreth orës 15:00. Sipas policisë, David Qosja, banues në Torovicë qëlloi për vdekje efektivin Ardian Kodra 50 vjeç, banues në Shkodër, gjatë një aksioni të forcave të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për kapjen e tij.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/shkembim-armesh-midis-nje-personi-dhe-policise-plagoset-efektivi/