Ndarja nga jeta e efektivit të FNSH-së Shkodër, Ardian Kodra, ka zhytur në dhimbje jo vetëm familjarët e tij, por edhe të afërmit, banorët e lagjes ku Kodra ka jetuar, si edhe qytetarët e tjerë që e kanë njohur atë.
Të afërm dhe banorë të lagjes shprehen se ndarja nga jeta e Kodrës ka qenë një lajm i hidhur për to.
Ata e vlerësojnë Kodrën si një njeri të drejtë, punëtorë dhe një familjar të rregullt.
Familja Kodra ka hapur dyert e shtëpisë që prej mesditës së të premtes.