Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bujqësia dhe industria janë dy sektorët që kanë dhënë kontribut në uljen e nivelit të papunësisë në vend në tremujorin e dytë të këtij viti. Shkalla e papunësisë sipas INSTAT, është 15,5 % duke shënuar një ulje prej 1,1 pikë përqindje.
Në raportin e forcave të punës vihet re se papunësia tek të rinjtë vazhdon të mbetet një shqetësim dhe për kategorinë 15 deri 29 vjeç vlerësohet 29,9 përqind. Ndërsa sipas gjinisë papunësia mbetet më e lartë te meshkujt sesa tek femrat.
Për meshkujt e kësaj grup-moshë, shkalla e papunësisë është 17,0 % dhe për femrat 14,6 %.
Po të analizojmë të punësuarit me arsim të mesëm, shkalla e punësimit është më e lartë për personat me arsim të mesëm profesional me 64,6 %, krahasuar me personat që kanë kryer shkollën e mesme të përgjithshme me 52 %.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/papunesia-ulet-me-11-gjate-tremujorit-te-dyte-2016/