Të studiosh për t?i dhënë fre dëshirave më të mëdha të njeriut! Martesa, lindja e fëmijëve biologjikë, apo dhe thjesht pëlqimi i një femre shihen si ?kurthe? e për të cilat studenti duhet të mësojë që të mos bie pre e tyre. Një shkollë që shihet si burim dijesh, por njëkohësisht dhe manual i një jete larg së shkuarës, ku prioritet bëhet vetëm e ardhmja.
Kjo është shkolla e priftërinjve në qytetin e Shkodrës. Shumë pak e dinë se për tu bërë prift duhet të ndjekësh shkollë ashtu sikurse nuk e dinë as për ekzistencën e Institutit Ndërdioqezan ?Nëna e Këshillit të mirë?, i vetmi që përgatit priftërinjtë nga të gjithë trevat shqipfolëse. Të vendosur në një godinë katër katëshe, në qendër të qytetit të Shkodrës, marrin mësime rreth 45 studentë.
Tek i sheh në pamje të parë, nuk të japin përshtypjen se këta do të jenë priftërinjtë e ardhshëm e ku shumë nga ne do t?iu besojnë sekretet. Janë si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë, por ajo që mund të bëjë diferencën është përkushtimi ndaj Zoti i cili vihet re në çdo fjalë që thonë.