Trupi gjykues jo i plotë është bërë shkak për shtyrjen e seancës ku gjykohet ish deputetit Mark Frroku dhe pse për herë të parë u paraqit për të dëshmuar deputeti Tom Doshi.
Frroku po gjykohet për vrasje, pastrim parash e ndërtim të paligjshëm ndërsa deputeti Doshi është kërkuar si dëshmitar nga avokati i Frrokut.
Seanca e radhës ndaj Frrokut u shty për më 10 tetor dhe ky proces është ende në fazën e administrimit të dëshmitarëve.
Frroku ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria duke deklaruar disa herë se akuzat e ngritura ndaj tij janë sulm me prapavijë politike dhe ai është i pafajshëm.