Report TV - S'funksionalizon pronën tek pazari? Bashkia Korçë takson pronarët

Report TV 2016-10-01

Views 0

Bashkia e Korçës ka vendosur që të aplikojë një taksë të re për të gjithë ata pronarë biznesesh të cilët disponojnë një objekt në zonën e Pazarit por nuk e vënë në funksion atë.

Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i cili ka vendosur që të vendosë një taksë me vlerë 100 lekë për metër katror me qëllim që të krijojë klimë të favorshme biznesi në këtë zonë mjaft të populluar.

Por, partia Demokratike e Korçës në një dalje të posaçme për mediat, e ka konsideruar si të pavend këtë taksë që do të aplikohet dhe se rëndon në xhepat e pronarëve të këtyre bizneseve.

Share This Video


Download

  
Report form