Vijon puna e Policisë Rrugore në gjithë vendin për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për aplikimin e masave ndëshkuese të reja për shkelësit e nenit 170 të Kodit Rrugor, dhe jo vetëm për këtë nen, por për të gjitha shkeljet.
Në një video të shpërndarë nga Policia e Shtetit, duket momenti kur një drejtues automjeti parakalon në mënyrë të gabuar. Teksa gjobitet për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, i riu e justifikon parakalimin në krah të djathtë, duke i thënë punonjësit të policisë se ishte vonë për në punë dhe automjetet e tjera nuk po i hapnin rrugën.