Ledio Hala është maturant me mesatare 8.55, i cili nuk u shpall fitues në asnjë degë as në raundin e parë dhe as në raundin e dytë, ndonëse ndryshoi edhe përzgjedhjen e degëve për të rritur mundësitë . Por sot nuk e hoqi telefonin nga dora duke parë se si liroheshin kuotat, nga ata të cilët kishin fituar disa degë dhe nuk zgjodhën degën që ai preferonte.