Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka konsideruar konfliktuale debatet pas vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi dhe për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës.
Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi Fevziu, në studion e emisionit ?Opinion?, Presidenti Thaçi tha se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyra dhe se dy shtetet nuk janë në garë, por plotësojnë njëri ? tjetri