Aktorët e ?Yjet e së ardhmes? i janë rikthyer sheshit të xhirimit në fazën e dytë të filmit artistik me regji të Edmond Topit. Në çakun e parë, ku protagonistë janë me të vërtetë disa nga yjet e kinemasë shqiptare, si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Luftar Paja, Karafil Shena dhe Sadush Ylli, të ftuara ishin edhe mediat.