Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Agrare Ambiantaliste, e drejtuar nga deputeti Agron Duka, ka shuar çdo zë për ndryshim të koliconit, duke theksuar se në zgjedhjet parlamnetare të 2017-ës, do të garojë në krah të Partisë Demokratike.
Duka: Nuk besoj që në 2017 do të ketë ndonjë të re sa i përket aleancave të Partisë Agrare Ambjentaliste. 2017 është momenti i zgjedhjeve, kështu që në moment zgjedhjesh do të jemi në një anë me PD.
Në përgjigje të interesimit të medias,Duka e sqaron në këtë mënyrë kafen e konsumuar një ditë më parë më Kryeministrin Edi Rama.
Duka: Ka qenë një takim rastësor. Unë kam qenë i ftuar për 65-vjetorin e themelimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kam mbaruar në atë Universitet. Kryeministri natyrisht ka mbajtur fjalën përshëndetëse, rastësisht ishim shumë afër dhe e lamë të pimë një kafe. Ne jemi kundërshtarë në politikë, por jo armiq. Më tepër diskutuam për problemet e Institutit, idetë që ai kishte.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/duka-hedh-poshte-dyshimet-ne-vitin-2017-ne-koalicion-me-pd/