TIRANE - Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e kartave të rezidentit për qytetarët në zonën e Bllokut ?Shushica?, të cilët përfitojnë parkim pa pagesë të automjetit në zonën e caktuar.
Nga projekti pilot përfitojnë qytetarët rezidentë në gjithë bllokun ?Shushica?, i cili kufizohet nga rrugët: ?Sulejman Delvina?, ?Gjik Kuqali?, ?Grigor Heba? dhe ?Medar Shtylla?.
Bashkia e Tiranës bën të ditur se qytetarët e këtij blloku, nëpërmjet pajisjes me Kartën e Rezidentit, do të përfitojnë Parkim pa pagesë të automjetit në të gjithë hapësirën publike të destinuar për Parkim në Bllokun ?Shushica? (sipas sinjalistikave vertikale dhe horizontale), si dhe në rrugët kryesore të poshtë shënuara (rrugët me vijëzim të Bardhë): - Komuna e Parisit, - Gjin Bue Shpata, - Emin Duraku.