Ora News – Shkodër, flet e ëma e Ergys Faslisë: Djali s’ka lidhje me ISIS, ka punuar berber

Ora News Lajme 2016-11-08

Views 23

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëna e një prej 4 të akuzuarve për mbështetje dhe financim të terrorizmit, mohon që djali i saj të jetë i përfshirë në ndonjërin prej këtyre aktiviteteve. Jetmira Faslia thotë se i biri me profesion berber, mezi siguron të ardhura për familjen dhe nuk mund të jetë financues i militantëve të Shtetit Islamik. Ajo rrëfen se i biri nuk ka dalë kurrë jashtë shtetit, madje nuk posedon as pasaportë.
Nëna e Ergys Faslisë, i riu nga Shkodra që u arrestua si rekrutues dhe mbështetës financiar i ?ISIS?, thotë se është e shokuar nga akuzat e ngritura ndaj djalit të saj, të cilat i hedh poshtë si të pavërteta.
Jetmira Faslia: Nuk ka fol ndonjëherë në shtëpinë tonë për ISIS, as nuk ka pasur lidhje me ISIS. Madje atë natë kur kanë ardhur ta marrin policia djalin jemi tmerruar, ka qenë duke fjetur bashke me gruan dhe fëmijët.U habitëm kur në televizor doli sikur janë kapur në një xhami në një fshat të Koplikut.
Sigurojmë jetesën me vështirësi, e jo më të financojmë të tjerë, thotë ajo, duke shtuar se i biri nuk disponon as pasaportë për të lëvizur jashtë Shqipërie, kufijtë e të cilës nuk i ka kaluar asnjëherë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/flet-e-ema-e-ergys-faslise-djali-ska-lidhje-me-isis-ka-punuar-berber/

Share This Video


Download

  
Report form