Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Izraelit.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit deklaron se gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv, do të angazhohen rreth 2 000 forca policore dhe konkretisht Reparti Special RENEA, F.N.SH-të, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, Forca e Posaçme Operacionale si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe.