http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrezohet ne Gjykatën e Lartë kërkesë-padia e Ministrisë se Energjisë kundër Prokurorisë se Përgjithshme, e cila kishte të bënte me pushimin e hetimeve për privatizimin e CEZ-it. Ne seancën me dyert te mbyllura, përfaqësuesi i akuzës Kosta Beluri, pohoi se ish-ministrat Genc Ruli e Ritvan Bode, e zëvendësit e tyre Bozdo, Mima dhe Neritan Aliballi, nuk kanë kryer vepra. Privatizimit sipas prokurorit ishte bërë konform akteve ligjore e për më tepër ka pasur edhe një vendim Kolegjial të Këshillit të Ministrave, çka e shmang përgjegjësinë penale. Përfaqësuesit e Ministrisë nuk kanë dashur të japin asnjë koment për rrëzimin e kërkesës së tyre, teksa avokati i ish-ministrave të qeverisjes së Partisë demokratike theksoi se vendimi i Gjykatës ishte i drejtë. Në muajin tetor Gjykata e Lartë kishte rrëzuar edhe kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për rihapjen e dosjes së CEZ. KLSH, me herët paditi ministrin Gjiknuri dhe avokaten e shtetit Alma Hicka për nje dëm 479 mln ? shkaktuar shtetit.