“Lazarati”, gjashtë muaj shtyrje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-23

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse po bëhen 6 muaj nga nisja e gjyqit për bandën e ?Lazaratit?, seancat kanë dështuar të gjitha njëra pas tjetrës. Shkak i zvarritjes janë bërë avokatët e 11 të pandehurve: me taktikat e tyre ata kanë arritur të bllokojnë çeljen e gjyqit, prej muajit qershor. Ketë te mërkure ne salle ishin edhe dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko. Ata akuzohen për vrasjen e oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Por seanca serish dështoi, pasi mungonte avokati i caktuar kryesisht Stefan Topalli. Deri më tani trupa gjyqësore ka bërë vetëm apelin e palëve dhe më pas ka njoftuar shtyrjen e procesit. Relatori i çështjes Luan Hasneziri do njoftojë Ministrinë e Drejtësisë dhe Dhomën e Avokatisë për këtë situatë, ndërkohë që prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit. Një ndër gjyqet me numrin rekord te shtyrjeve, me 208 seanca, është ai ndaj Dritan Dajtit. I akuzuari per vrasjen e katër oficereve te policisë ne vitit 2009, Dajti shfrytëzoi procedurat ligjore, duke bllokuar per nje kohe te gjate Gjykatën e Krimeve të Renda. Asnjeri nga 200 avokatet e caktuar nga gjykata nuk ka pranuar te kryeje mbrojtjen e tij, gjë qe ka stërzgjatur procesin, i cili konsiderohet si rast unik per drejtësinë shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form