Presidenti francez, François Hollande njoftoi këtë të enjte se nuk do të kërkojë një mandat të dytë në krye të ?Elizesë? në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Një lëvizje e konsideruar e paprecedentë kjo, teksa nga ky moment hapet edhe gara për një kandidat të së majtës franceze.