Kryetari i Partisë Bashkimi për të drejtat e njeriut nuk ka komentuar drejtpërdretejt deklaratat e një dite më parë të deputetes greke të Qipros, Eleni Theoharous e cila tha se Vorio Epiri është në Tiranë.
Por Dule tha se deklarata të politikaneve të caktuar nuk ndikojnë në marrëdhëniet miqësore mes popujve shqiptarë dhe grekë.
Kreu I PBDNJ-së tha gjithashtu se forca e tij politike kohët e fundit është përballur me sulme të paprecedent nga kreu i PS-së, ndërsa përjashtoi një koalicion të mundshëm me këtë forcë politike.