TIRANË-Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm.
Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarët poshtë urës së Lanës te 'Brryli'' rreth orës 06:30 në afërsi të një banke të nivelit të dytë.
Policia bën me dije se viktima është Hekuran Zeqo 71 vjeç.
71- vjeçari kishte fytin e prerë dhe nga hetimet paraprake rezulton të jetë vetëvrarë pasi në dorën e tij është gjetur një thikë.