http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Termocentrali i Vlorës, dështimi më i kushtueshëm per çdo qeveri, do të vihet në punë vetëm pasi të përfundojë projekti i TAP-it. Kjo vepër energjetike do te jepet me koncesion, për ta vënë në punë me gaz. Por që ky TEC të funksionoje, ka nevojë për një tjetër investim, paralelisht me të cilin do të kryhen edhe lidhjet me tubacionet e gazit nga TAP-i. Ndaj kostot e kësaj vepre do te shtohen. Termocentrali i Vlorës, nje investim i Bankës Botërore ka kushtuar gjithsej 96.6 milion euro, por qe nga koha e përfundimit ne 2012-en e deri me sot, ai vijon te marre miliona nga buxheti i shtetit, jo vetëm me pagesat e kësteve te kredisë, por edhe per mirëmbajtën e tij, me qellim qe te mos dale jashtë funksionit.