Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte qytetin e Shkodrës.
Sipas policisë, një përplasje me armë ka ndodhur mes disa personave në lagjen "Ahmet Haxhija",në vendin e quajtur "Alla kryq", ku për pasojë është plagosur një i ri.
Nga të dhënat paraprake mësohet se i plagosur është Elfat Salihi, 20-vjeç. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit rajonal të Shkodrës.