Këshilltarja për Sigurinë e Brendshme e presidentit Barack Obama, Lisa Monaco ka njoftuar mediet këtë të premte se kreu i Shtëpisë së Bardhë në largim ka urdhëruar agjencitë e shërbimeve sekrete të hetojnë sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet e jashtme në zgjedhjet e 2016-s, e më pas të japin një raport përpara se ai të largohet nga detyra më 20 janar.