Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin kërkoi më shumë përpjekje nga shoqëria civile në mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve si dhe rritjen e llogaridhënies për çështjet e interesit publik.
Ambasadorja Vlahutin tha se fondet e BE janë 3 fishuara, ndërsa në çdo bashki do të ketë një zyrë të posaçme për thithje dhe koordinimin e tyre.
Vlahutin: Shoqëria civile duhet të ketë hapësirën e saj për të përcjell zërin e qytetarëve. Duhet të investojmë tek nxitja e debatit në nivel qendror dhe lokal. Bashkimi Evropian do të mbështesë fuqizimin e shoqërisë civile. Fondet janë rritur dhe tashmë bashkitë do të kenë zyrat e tyre dhe koordinator të fondeve të BE-së.
Ministri Klosi garantoi bashkëpunimin mes insitutcioneve publike dhe shoqërisë civile.
Klosi: Shoqëria jonë dhe niveli i bashkëpunimit të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile ka arritur në një pjekuri të tillë që krijon një marrëdhënie besimi në mbështetje reciproke.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadorja-vlahutin-shoqeria-civile-ka-ende-pune-per-te-bere/