Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forumi i Gruas së PS ka filluar riorganizimin e tij, ku është zhvilluar edhe dëgjesa me kandidatët për kryesinë e këtij forumi. Deputetet Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka kanë pranuar se ende ka shumë punë për të drejtat e grave dhe për të frenuar dhunën ndaj tyre.
Riorganizimi i Forumit të grave socialiste, ka bërë një bilanc për punën e bërë deri tani për të drejtat e grave. Por mbështetur edhe në ngjarjet e fundit të krimit brenda në famlje duket se jemi ende jemi larg me zhdukjen e fenominit të dhunës ndaj grave.
Xhaçka: Organizimi i ri që po bëjmë, gara brenda forumit, rritja brenda anëtarësisë të gjitha janë një kusht i domosdoshëm që gratë dhe vajzat në të gjithë janë një kusht i domosdoshëm që gratë dhe vajzat në të gjithë vendin të na shohin si zërin dhe ëndrrën e tyre për të nesërmen e Shqipërisë Europiane.
Gjylameti: Për fat të keq shohim që ende në shoqërinë tonë kemi raste ku gratë dhe vajzat dhunohen. PS ka treguar se gratë dhe vajzat dinë të dëgjojnë dhe të përcjellin zërin e të gjitha vajzave. Le të rritemi brenda vetes dhe të sjellim të gjitha ato gra dhe vajza plot energji qe vetëm një grua mund të ketë për të dhënë kontributin e tyre të çmuar.
I pranishëm në këtë takim, Ministri i Brendshëm Sajmit Tahiri u ndal tek zbatimi i reformës në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-kemi-perballe-nje-korporate-qe-ka-vene-nen-thunder-drejtesine/