Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mosarretimi i Klement Balilit nuk mund nuk është një çështje me të cilën mund të luhet ping- pongu për të gjetur përgjegjësit. Nga Sllovenia ku ka qënë pjesë e një forumi për çështje të drejtësisë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një prononcimi ekskluziv për Ora News ka sqaruar rolin e ministrisë së Drejtësisë në këtë zinxhir përgjegjësie. Ministri i Drejtësisë sipas Manjanit nuk ka as polici dhe as prokurorë që të mund të reagojë për t?i vënë prangat të kërkuara.
Një ditë më parë ministria e Drejtësisë ishte një nga 3 institucionet që u akuzua nga ambasadori amerikan Donald Lu për mos arrestimin e shumë të kërkuarit Klement Balili dhe Manjani konfirmoi komunikimin e vazhdueshëm me diplomatin amerikan për këtë çështje duke thënë se ka 7 muaj që është i qartë në këtë histori
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manjani-flet-per-ora-news-ministri-i-drejtesise-ska-pranga-as-prokurore/