http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse jemi në prag festash, çmimet e ushqimeve nuk kanë pësuar luhatje të ndjeshme, por sfida me e madhe mbetet rritja e konsumit. Duket se shpenzimet më të mëdha familjet i kanë për ushqim, duke rrudhur ndjeshëm dorën për harxhime të tjera, si veshje, apo argëtim. Në tregjet vendase çmimet e fruta-perimeve duken të pandryshuara nga fillimi i muajit. Tregtarët thonë se blerjet vijojnë të mbeten në nivele të ulëta. Per pasoje, nuk pritet të këtë rritje të çmimeve deri në fund të vitit. Ne një anketim te Institutit te Statistikave rezulton se një familje me katër persona harxhon mesatarisht 35 mijë lekë në muaj për ushqim. Kjo shifër në raport me shpenzimet e tjera të jetesës është në nivelin e 50 %: thëne ndryshe, mirëqenie per shqiptarët konsiderohet vetëm ushqimi.