Kreshnik Omari është fituesi i kampionatit të dytë të qitjes të organizuar nga pjesë e Pelikani Security Group.
Gjykatësi i apasionuar pas këtij sporti ishte ai që pati epërsi ndaj mbi 50 konkurentëve që u regjistruan gjatë një muaji në kampionat.
Në poligonin e Arms School Academy të Pelikani Security, i pari në Shqipëri, plotësisht i dixhitalizuar me 12 kanale qitje, u zhvillua këtë të shtunë faza finale e kampionat.
Qitesit ishin ndarë në grupe, dhe 3 më të mirët garuan mes tyre në përpalljen finale.
Gjatë gjithë kohës, stafi teknik Arms School Academ, qëndroi pranë konkurentë për të kontrolluar dhe monitoruar procesin.
Armand Zoga, pjesë e strukturave të rendit, zuri vendin e dytë.
Ndërsa edhe pse amator, u konfirmua sërish në vendin e tretë Grisleld kapllani. Ky është kampionati i dytë i qitjes i organizuar brenda vitit nga Arms School Academy.