MAT-Një furgon me 5 persona, ka dalë mëngjesin e sotëm nga rruga në Mat ku për pasojë është plagosur një 67-vjeçar.
67-vjeçari është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, për një mjekim të specializuar.
Fatmirësisht 4 pasagjerët e tjerë të cilët ndodheshin në furgon janë jashtë rrezikut për jetën. Furgoni ishte nisur nga Njësia Administrative Rrulaj drejt Burrelin.
Burime për Report Tv mësojnë se shkak për daljen nga rruga të furgonit është bërë ngrica nga akulli.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po merret me zbardhjen e plotë e shkaqeve të këtij aksidenti.