Në ditën e Krishtlindjes, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Odeta Nishani zgjodhi të vizitojë Katedralen Ortodokse ?Ringjallja e Krishti?, në Tiranë.
Pas takimit me Kryepeshkopin Janullatos, ai bëri urimin e rastit dhe e vlerësoi i rolin e Kryepeshkopit dhe Kishës Ortodokse për mesazhin e tyre bashkues.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vizitoi Katedralen Ortodokse dhe Kishën Ungjillore në kryeqytet. Ai është pyetur nga gazetarët për të ardhmen e koalicionit me Partinë Socialiste, por Meta nuk ka preferuar të bëjë komente për këtë çështje në këtë ditë feste.
Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka përcjellë mesazhin e tij nga Katedralja Ortodokse e Shëngjergjit në Fier.
Festa e Krishtlindjes është festuar prej besimtarëve të krishterë në të gjithë vendin.
Tv Klan