http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për mëse dy ore kryeministri Rama dëshmoi ne komisionin hetimor te drejtuar nga opozita, per marrëveshjen e qeverise shqiptare me kompaninë CEZ.Rama tregoi ne mënyre te detajuar se pse u zgjidh rruga e zgjidhjes se konfliktit me mirëkuptim dhe jo ajo e arbitrazhit.Deputetet e opozitës thane se avokati i zgjedhur nga qeveria kishte rekomanduar te shkohej ne Gjykatën Ndërkombëtare, pasi kishte shanse për te fituar. Por Rama sqaroi se ky ishte vetëm nje opinion qe u shqyrtua nga grupi negociator, i cili arriti ne përfundimin se zgjidhja me e mire është marrëveshja. PD insistoi edhe ne lidhjen mes këtij vendimi dhe statusit te vendit kandidat.Per here te pare, Rama sqaroi përplasjet qe ka patur me Çekinë per këtë çështje. Ne fund te mbledhjes, Rama vlerësoi ecurinë e komisionit, duke shkëmbyer edhe batuta me kreun e tij, Edmond Spaho.