http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në fillim të vitit 2017, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ne blogun e saj personal ka rreshtuar 12 ngjarjet me te rëndësishme te vitit qe lame pas, duke përfshire aty edhe miratimin e reformës ne drejtësi nga Shqipëria. Shefja e diplomacisë se unionit e cilëson votën e parlamentit shqiptar edhe si nje nga ngjarjet me pozitive per vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e tyre drejt integrimit europian.?Është e gjatë lista e momenteve të rëndësishme të vitit 2016 për raportet me Ballkanin. Kërkesa për anëtarësim e Bosnje-Hercegovinës, hapja e kapitujve të rinj të negociatave të Serbisë, i pari Këshill i Stabilizim-Asociimit me Kosovën, miratimi i reformës në drejtësi në Shqipëri pas 6 muajsh punë e përbashkët, që hap një fazë të re të integrimit të saj në Bashkimin Europian. Është privilegj për mua që kam folur përpara Parlamentit në Tiranë. Ballkani është në zemër të Europës dhe e ardhmja e tij është në BE.?Nder ngjarjet dhe sfidat e tjera te rëndësishme, Mogerini veçon strategjinë globale per politiken e jashtme te Bashkimit Europian, krijimin e nje plani per te adresuar problemet e emigracionit, ndihma dhe mbështetja per Sirinë, procesi i paqes ne Lindjen e Mesme, diplomacia efektive per programin bërthamor te Iranit, si edhe sfidat e sigurisë e lufta e përbashkët kundër terrorizmit.