Ora News – “Ikën” Tahseen Sayed e BB, por kryeministri Rama e kishte një merak

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Falenderime dhe mirënjohje për misionin e kryer në Shqipëri kanë shkuar për përfaqësuesen e BB në Tiranë, Tahseen Sayed. Në një mbremje lamtumire, kryeministri Rama e falenderoi për bashkëpunimin zonjën Sayed, ndërsa uroi që pasardhësi i saj të mos sjellë kohë të ftohta me BB për Shqipërinë.
Tahseen Sayed, përfaqësuesje e Bankës Botërore në Shqipëri, organizoi një mbrëmje lamtumire në mbyllje të misionit të saj në Shqipëri. Të ftuar ishin njerëzit më të ngushtë me të cilët ajo ka punuar në vendin tonë, mes tyre përfaqësues të insitucioneve financiare ndërkombëtare, Kryeministri Edi Rama, Guvernatori Gent Sejko, Ministrat Arben Ahmetaj dhe Edmond Panarit, por edhe përfaqësues të biznesit. Falenderime dhe mirënjohje për përfqësuesen e BB ishin fjalët e përcjella nga Kryeministri Edi Rama.
Rama: Tahseen, ju meritoni të gjithë mirënjohjen dhe falenderimet tona. Shpresoj që kushdo që do të vijë më pas, të mos sjellë tek ne kohë të ftohta me BB dhe të kujdeset për atë që kemi ndërtuar, të na japë disponibilitet për të njohur eksperiencën tonë.
Ajo do të largohet nga Shqipëri për misionin e ngarkuar, por Shqipëria nuk do të largohet prej saj. Kështu u shpreh Tahseen, ndërsa veçoi se ky vend është shumë i çmuar për atë që i ka dhënë natyra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/iken-tahseen-sayed-e-bb-por-kryeministri-rama-e-kishte-nje-merak/

Share This Video


Download

  
Report form