Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të rinjve në vend të marrin pjesë në votime pasi sipas tij kanë në dorë të ardhmen e vendit. Në 25 vjetorin e themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, Rama tha se qeverisja e tij nuk është perfekte, por sipas tij kush sheh nga e ardhmja zgjidhje të vetme ka Partinë Socialiste.
Në 25 vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që qytetarët të mos jenë indiferentë ndaj politikës, por të përfshihen masivisht në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë për të gjithë.
Rama: Kush ka në dorë një votë ka në dorë të përcaktojë nëse Shqipëria do të vazhdojë përpara, apo nëse Shqipëria do të kthehet mbrapa. Ka në dorë të përcaktojë nëse prindërit e tij do të paguajnë më pak taksa apo do të kthehen me taksën e sheshtë.
Me 18 qershor, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare tha Rama, Partia Socialiste do të jetë më shumë se në qershorin e vitit 2013.
Rama: Janë rezultate shumë inkurajuese. Larg së qeni ato që duam, por me siguri tregues të mjaftueshëm se jo vetëm jemi në drejtimin e duhur por se nuk ka tjetër që mund të çojë përpara ekonominë kombëtare, ekonominë lokale, ekonominë familjare. Përfytyroni vetëm për një moment si do ishte Shqipëria sot nëse reformat që ne po bëjmë do ishin bërë kur lindët ju.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fressh-25-vjet-aktivitet-ne-pallatin-e-kongreseve/