Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në të gjithë vendin rinisja e mësimit pas pushimit trejavor si pasojë e pandemisë së gripit, ka ringritur një shqetësim të vjetër, atë të mungesës së ngrohjes. Pothuajse në një pjesë të mirë të shkollave në disa qytete, mungon ngrohja dhe nxënësit i kanë siguruar vet furnelat me korent.
Rinisja e mësimit në shkollat në të gjithë vendin, ka risjellë në vemendje, problemin e ngrohjes.
Në Durrës, pjesa më e madhe e shkollave kanë mungesë ngrohje, ndërkohë që nxënësit pohojnë se i ftohti në klasë ndikon në cilësinë e mësimdhënies.
Në qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij, vetëm dy shkolla janë të pajisura me sistem ngrohës, shkolla ?Bajram Curri? dhe Mjeshtëria Sportive.
Edhe në Vlorë, ndonëse në disa shkolla kanë kontribuar vetë prindërit dhe nxënësit për të blerë ngrohëse, kjo nuk ka mjaftuar për të zgjidhur problemin. Nxënësit thonë se në klasa rrinë të veshur trashë dhe mbajnë doreza.
Në Elbasan përveç të ftohtit, në dy kopshte ka probleme dhe me tubacionet të cilat janë çarë nga ngricat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/probleme-me-ngrohjen-ne-durres-lezhe-vlore-dhe-elbasan/