Mjeku i Lezhes, Kastriot Kol Marku, në një prononcim për Shqiptarja.com është shprehur se gjendja e fëmijës 3- vjeçar ka ardhur duke u përkeqësuar e për pasojë është dërguar me urgjencë në Tiranë.
Ai shprehet se vogëlushi erdhi në fillim me të vjella dhe pasi është trajtuar me urgjencë, gjendja e tij është përmirësuar e për pasojë është dërguar në shtëpi, për të ardhur më pas të nesërmen sërish.