TIRANE-Ndërkohë që në Fier protestohej për mosmarrjen e pagave në Komisionin e Veprimtarisë prodhuese në Kuvend në Tiranë, diskutohej ligji për statusin e naftëtarit.
Në një dalje për mediat, deputeti i PD-së Kozma Dashi, u shpreh se kjo është ironike, ndërsa akzuoi qeverinë se e ka lënë pas dorës këtë kategori.
?150 punonjës së Rafinerisë së Fierit, e cila prodhon e është në prodhim janë në grevë pasi nuk iu paguan pagat për 4 muaj dhe sigurimet shoqërore për 1 vit dhe për më tepër Agim Myrdini kërcënon se do të vetëflijohet. Për qëllime elektorale, qeveria ëhstë gati të bëjë cdo gjë e të braktisë dhe ata naftëtarë?.
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese votoi sot unanimisht statusin e naftëtarit për pagat e pensionet.
Por protesta e naftëtarëve në Ballsh ka shkaktuar debate në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.
Komisioni mori në shqyrtim sot projektligjin për statusin e naftëtarëve. Deputetët e djathtë akuzuan se statusi është një farsë elektorale në këtë vit zgjedhor, në një ccast që naftëtarët kanë katër muaj pa rroga e po i drejtohen akteve ekstreme.