Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka përfunduar në prangat e policisë, autori i tretë i grabitjes së një pike karburantit në Durrës. Në pranga përfundoi Bajram Kallmacaku, 20 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas është shpallur në kërkim pas grabitjes së karburantit në afërsi të mbikalimit të Fllakës në aksin nacional Tiranë-Durrës, ngjarje e ndodhur më 9 janar të këtij viti.
Ai bashkë me dy shtetas të tjerë, morën nga karburanti një shumë monetare prej rreth 65.000 lekë. Pritet transferimi i këtij shtetasi drejt Komisariatit të Shijakut për veprime të mëtejshme proceduriale.
Dy autorët e tjerë të grabitjes u arrestuan një ditë pas ngjarjes.
Në pranga kanë rënë lajdi Pupa 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike; si Florian Thana 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabiten-me-arme-karburantin-ne-fllake-arrestohet-autori-i-trete/