Ora News – Akuzat dhe kundërakuzat e artikuluara sot në Kuvend

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debatet brenda kolicionit qeveritar dhe situata e rendit në vend, përplasi ashpër me akuza mazhorancën dhe opozitën në Kuvend.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, përdori gjuhë të ashpër ndaj mazhorancës, ndërsa tha se është shndërruar në bandokraci, duke shigjetuar drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama.
Berisha tha se kjo qeveri ka rënë, është e kapur nga krimi, ndaj zgjidhja sipas tij është sheshi, duke bërë thirrje për protesta popullore në 18 shkurt.
Berisha: Të zëmë sheshin të betuar që nuk largohemi pa shpëtuar vendin nga këta banditë. Ata janë të parët që ja mbathin si minj.
Berisha tha se Kryeministri ka lidhje të drejtëpërdrejtë me bandat, ndërsa akuzoi si të lidhur me krimin dhe vëllain e tij, Olsi Rama.
Berisha: Edi Rama është kreu i bandave, a ka Kryeministër në Europë sot që e ka të mbushur celularin me mesazhe të Balilit, mesazhe të Dritan Dajtit, me mesazhe të Lul Berishës, madje dhe duke u kryer punë atyre?
Me opozitën replikoi ashpër Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha se qeveria po çon përpara reformat, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se i frikësohet reformës në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/akuzat-dhe-kunderakuzat-e-artikuluara-sot-ne-kuvend/

Share This Video


Download

  
Report form