Mbillen pemë të reja në Liqenin e Kasharit

RTV KLAN 2017-04-01

Views 1

Projekti për pyllin orbital që do të rrethojë Tiranën me 2 milion pemë ka nisur. Bashkia e Tiranës në moton ? E dua pemën? ka vijuar me mbjelljen e pemëve në liqenin artificial të Kasharit.

Erion Veliaj: Këto 500 pemë do të konturojnë perimetrin e liqenit të Kasharit, i cili është pjesë e projektit tonë për Pyllin Orbital. Po shfrytëzojmë ditët për të kryer mbjelljet rreth e qark Unazës së Madhe të Tiranës. Ka qenë një premtim i yni që liqenin e Kasharit ta kthejmë në park urban.

Mbjellja e pemëve dhe linja e re e urbanit për kryebashkiakun do të japin rezultat dhe në uljen e nivelit të ndotjes..

Erion Veliaj: Janari ishte muaji më i pastër krahasuar me mesataren e gjithë vitit që lamë pas, për cilësinë e ajrit, por që kjo të ruhet, është shumë e rëndësishme që të stabilizojmë çështjen e gjelbërimit Por sigurisht të ulim ndotjen që vjen nga makinat, duke përdorur më shumë transportin publik.

Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë të gjitha rastet e abuzimit me linjat e transportit publik, të cilat po inspektohen nga bashkia./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form