200 mijë euro janë shpenzuar për krijimin e 6 laboratorëve në shkollën profesionale në Kamëz. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, tha se brenda vitit të gjitha shkollat do të pajisen me laboratorë.
?Ajo që ne synojmë për nxënësit tonë të arsimit dhe formimit profesional është që të gjithë ata të jenë shumë pranë tregut të punës dhe shumë nxënës të gjithë degëve të kësaj shkolle janë tashmë pranë bizneseve dhe në momentin që ata do mbarojnë shkollën që të gjithë do të jenë të punësuar?
Kuvendi do të marr në shqyrtim të enjten projektligjin e Arsimit dhe Formimit Profesional, miratimi i të cilit, bën të detyrueshme që gjysma e mësimit të jetë teorik dhe gjysma praktikë.
Tv Klan