http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i beri thirrje të rinjve që të shmangin videokpliet e dhunshme, kryesisht ato me përdorim armësh. Këtë mesazh, Tahiri e dha gjatë takimit me gjimnazistët e qytetit të Burrelit.?E them këtë pasi edhe sot nuk është e rrallë të gjesh të rinj në moshën tuaj që për model të marrin modele të gabuara. Unë nuk kam asgjë me këngëtarët as me ata që bëjnë muzikë. Përkundrazi, i respektoj. Por sigurisht do pëlqeja më shumë ata këngëtarë që në këngët e tyre nuk i bëjnë thirrje dhunës, që në videoklipet e tyre nuk i bëjnë thirrje garave me makina apo nuk shfaqin armë. Ashtu siç jam një fan i madh i rrjeteve sociale dhe do të parapëlqeja shumë më tepër të gjithë ata që nuk i bëjnë thirrje dhunës apo armëve në profilet e tyre?.Gjithashtu Tahiri i ftoi të rinjtë të lexojnë më shumë dhe të ushtrojnë aktivitetet sportive.?Dhe kush nga ju mendon se ?Kjo nuk është puna ime, ç?më duhet mua çfarë bën shoku im i klasës?, e keni shumë gabim - nuk do jetë e largët dita kur do jetë puna juaj! Nëse dikush nga ju thotë se ?Nuk kam forcë unë të diktoj këtë model?, e keni shumë gabim - forca e të gjithëve ne mund të bëjë një Shqipëri më të mirë?.Gjate vizitës ne Burrel, Tahiri mori pjese edhe ne dorëzimin vullnetar te 12 armëve, 20 granatave dhe 3 mijë fishekëve.