Patrullat e policisë vijojnë të kontrollojnë zonën ku ndodhi grabitja e 2.5 milionë eurove.
Në perimetrin ku dyshohet se qëndrojnë të fshehur grabitësit ka prezencë të agjentëve civilë. Janë masa normale, por në Qafë Kashar, ndodhet e pozicionuar një patrullë e komisariatit nr.6 me dy efektivë policie.
Një nga masat e marra menjëherë pas grabitjes, është shoqërimi i punonjësve të "Jaguar Security". Ata akuzohen për shpërdorim detyre.
Ora 09:00 Shifra e grabitur është 2.5 milionë euro
Report TV zbardh detaje të reja nga grabitja e djeshme në rrugën e Rinasit.
Shifra e grabitur në blindin e një shoqërie private, është 2.5 milionë euro, para këto të një banke private.
Megjithatë, gjasat janë që shuma e grabitur të jetë edhe më shumë se kaq, pasi janë 8 thasë të grabitur, të cilët kishin nga 500 mijë euro secili.
Dyshimet janë se bëhet fjalë për 4-5 milionë euro të grabitura, me destinacion Vjenën.
Hetimet vijojnë ende përsa i përket shifrës.