Grabitësit u larguan me një “Golf”, makina u filmua nga disa kamera sigurie

RTV KLAN 2017-06-02

Views 2

Grabitësit e 3.2 milionë eurove përdoren një makinë tip ?Voklswagen Golf? për t?u larguar nga vendi ku dogjën dy fuoristradat.

Burime te rezervuara nga grupi hetimor bëjnë me dije për Televizionin Klan se mjeti është pare nga disa dëshmitare okularë dhe është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë se disa bizneseve.

Sapo ka lënë rrugën e fshatit Berxull, ai është futur në autostradë ku edhe është fiksuar nga kamerat.

Në këtë makinë grabitësit kanë futur edhe 8 thasët me 3.2 milionë eurot që grabiten nga dy makina e blinduar e shoqërisë se sigurisë fizike, ?Jaguar?.

Gjatë kësaj kohe makina është shkëmbyer dhe me një patrullë të policisë, e cila ka njoftuar sallën operative, për shkak se ajo lëvizte me shumë shpejtësi.

Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë është parë që makina ka ndjekur autostradën deri në Vorë. Me tej ajo nuk shfaqet në kamerat e bizneseve përgjatë autostradës.

Hetuesit dyshojnë se grabitësit kanë dalë në Vorë dhe mund të jenë fshehur në këtë zonë, ose mund të këtë marrë rrugën për në Fushë ? Krujë.

Edhe ky mjet dyshohet të jete i vjedhur. Ekspertët e policisë shkencore po përpunojnë materialet filmike të kamerave sigurisë, në përpjekje për të identifikuar personat që duken brenda makinës./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form